A JEMI BËRË VET NE TRANSPORTUES TË KËTIJ ARMIKU TË PADUKSHËM?!

Përhapja e virusit Covid-19 varet nga dy faktorë: nga kapacitet menaxhuese të institucioneve shtetërore dhe nga vetëdija qytetare. Përderisa faktori i parë po funksionon mirë, gjegjësisht po vërehet një mobilizim dhe koordinim i gjithanshëm anë e kënd Kosovës, një vlerësim i tillë nuk mund të thuhet për vetëdijen qytetare.
Ende në një pjesë dërmuese të popullatës sonë po neglizhohen pasojat fatale nga përhapja  e këtij virusi të rrezikshëm. 

Nga Mehmet PRISHTINA

Fatkeqësisht ditëve të fundit pa vetëdijshëm jemi bërë transportues pa pagesë të një armiku që shumë shtrenjtë mund të na kushtojë. Pra, i kemi dhënë këmbët tona këtij armiku për të na pushtuar dhe rrëmbyer jetët tona.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se janë regjistruar edhe 27 raste të reja me koronavirus në Kosovë dhe numri total shkon në 277 persona, 20 prej të cilave në Prishtinë. Për rrjedhojë, kryeqyteti i Kosovës, Prishtina, futet në karantinë. Deri më tani bilanci i vdekje shkon në 7 veta.
Komuna që më së shumti është prekur nga virsui Covid-19 është Malisheva, e cila kryeson me 65 rate të konfirmuara deri tash.Pas saj vijnë,
Prishtina me 46 raste të konfirmuara, Mitrovica e Veriut me 22, Vushtrria me 21, Ferizaj me 20.
Nga 38 komuna sa ka gjithsej Kosova, 25 prej tyre janë konfirmuar se prekur nga koronavirusi.
Shtatë nga këto komuna janë futur në karantinë, masë parandaluese kjo e cila ende nuk është shfuqizuar nga asnjë komunë. Komunat të cilat futur në karantinë janë: Prishtina, Ferizaj, Malisheva, Klina, Vitia, Zveçani dhe Mitrovica e Veriut.

Përhapja e virusit Covid-19 varet nga dy faktorë: nga kapacitet menaxhuese të institucioneve shtetërore dhe nga vetëdija qytetare. 
Përderisa faktori i parë po funksionon mirë, gjegjësisht po vërehet një mobilizim dhe koordinim i gjithanshëm anë e kënd Kosovës, një vlerësim i tillë nuk mund të thuhet për vetëdijen qytetare.
Ende në një pjesë dërmuese të popullatës sonë po neglizhohen pasojat fatale nga përhapja  e këtij virusi të rrezikshëm. 

Si të shpjegohet ndryshe kjo neglizhencë qytetare kur vetëm gjatë ditës së shtunë janë regjistruar disa raste drastike të sjelljes aspak korrekte të vetë qytetarëve në raport me krizën shëndetësore që po mbretëron në vend.
Njoftimet nga Ferizaj, bie fjala, bëjnë të ditur se një grup prej 200 vetave kishin marrë pjesë në varrimin e një bashkëqytetari të tyre që kishte ndërruar jetë si pasojë e virusit Covid-19. Ky grumbullim që ka ndodhur edhe përkundër rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike, mund të jetë një vatër e re e përhapjes së këtij virusi dhe për pasojë mund të rezultojnë dhjetëra persona të infektuar. 
Kjo mbase mund të ketë qenë edhe arsyeja që Ministria e Shëndetësisë  të miratojë vendimin të shtunën që edhe Komuna e Ferizajt të futet në karantinë.
“Me propozim të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë ka marrë sot vendim për të shpallur Komunën e Ferizajt – zonë karantine. Në krye të detyrës është shtabi emergjent që po punon me kapacitete të plota. Kemi një lutje apo apel për qytetarët ferizajas që të qëndrojnë në shtëpi duke mos rrezikuar as veten as familjet e tyre e as shoqërinë në përgjithësi. Janë marrë mostrat edhe nga 65 persona të tjerë në Ferizaj, po presim rezultatet nga IKShPK”, ka thënë për REL zëdhënësi i Komunës së Ferizajt, Albion Sherifi.

Ndërkohë nga Ferizaj pritet edhe  rezultati i 48 mostrave për të vërtetuar praninë e virusit Covid në mesin e popullatës së kësaj komune.

Kur jemi tek neglizhenca qytetare, vlen të përmenden edhe rastet e shëtitjeve nëpër parqe të njerëzve në grupe dhe kjo po ndodhë edhe përkundër apeleve nga ana e Institutit të Shëndetësisë Publike.
Masat kufizuese për mosqëndrim në parqe e sheshe nuk po respektohen në disa qytete, përfshi Prishtinën, Podujevën etj. Sipas raportimit të mediave bëhet  e ditur se dy javë prejse Ministria e Punëve të Brendshme ka marrë vendim për mbylljen e parqeve, qytetarë të shumtë po vazhdojnë të vizitojnë Parkun e Paqes Manchaster në Podujevë. Shumica prej tyre kanë hyrë edhe brenda zonës së rrethuar me shirit nga Policia e Kosovës, e disa të rinj e kanë shfrytëzuar atë për të bërë një lloj pikniku.Ndërsa ka të tillë që thonë se nuk kanë frikë se mund të infektohen me koronavirus gjatë qëndrimit në park.
Pra, situata është shumë më serioze se sa që e mendojnë qytetarët dhe këta të fundit si duket po e keqpërdorin mungesën e veprimit më të ashpër të ligjeve, pas mocionit të votëbesimit të Qeverisë Kurti.
Megjithatë autoritetet shëndetësore në bashkëpunim me kryetarët e komunave kanë vendosur që të jenë më rigoroz me masa parandaluese. Kjo ka ndodhur edhe me Komunën e Prishtinës, e cila pas futjes në karatin si pasojë e 20 rasteve të reja me koronavirus, autoritetet komunale kanë vendosur masa të rrepta policore për njërën nga lagjet e kryeqytetit. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se Lagjja Mati do të jetë nën kontroll të madh nga Policia e Kosovës. Ndërsa tri lokacione tjera, një kompleks banesor dhe dy shtëpi do të jenë në mbikëqyrje 24 orë, ka treguar Ahmeti.
Ndërkohë bëhet e ditur se të gjithë banorët e Prishtinës, që sonte janë jashtë Prishtinës, nesër mund të kthehen deri në orën 17:00.Këtë e ka konfirmuar njeriu i parë i kryeqytetit,  sipas të cilit Ministria e Tregtisë është duke punuar në një listë bashkë me MSH-në, ku disa biznese, apo punëtor, do të kenë të drejtë të lëvizin gjatë kohës së karantinës, kurse nga e hëna nisin masat tjera të reja, ka njoftuar kryetari Ahmeti.

Të gjitha këto masa që po ndërmerren mund të jenë edhe të vonuara, për shkak se ishin vetë qytetarët ata që imponuan një regjim të tillë në mbarë territorin e Kosovës. Askush nuk mundet ta parasheh me saktësi se cilat mund të jenë efekte e këtyre masave, por gjithkush e ka të qartë se dëmi tani më është bërë. Në të ardhmen, priten vetëm pasojat. 

Prishtinë, 11 prill