Abdul-Selam Selami: Kongresi i Dibrës me vlera nacionale

Zëvendës drejtori i Departamentit të të Ardhurave Publike, Abdul-Selam Selami, ka vlerësuar lartë, shënimin e 111 vjetorit të Kongresit të Dibrës, ku morën pjesë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, z. Ali Ahmeti, z. Talat Xhaferi dhe personalitete tjera të shquara.

Në kongres, u parashtrua kërkesa që autoritetet osmane, të lejonin që shqipja të bëhej gjuhë zyrtare në Perandori dhe të mund të jepej mësim nëpër shkolla shtetërore në gjuhën shqipe.

Ja postimi i z. Selami:

“111 vjet Kongresi i Dibrës”
Për vlerën e ktij kongresi tregoj prezenca dhe fjalimi i Kryetarit të Shqipëris z.Ilir Meta dhe Kryetarit të shqiptarëve në Republikën e Maqedonis së Veriut z.Ali Ahmeti
Uroj Kryetarin e Komunës së Dibrës madhe z.Hekuran Dukën dhe gjithë Dibranët për këtë ditë historike!