Agim Nuhiu shpreh mirënjohje për dibranët: Bashkë do t’ia dalim!

Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Agim Nuhiu, sot ka vizituar komunën e Dibrës, për t’u informuar rreth situatës, pas shpalljes së pandemisë.

Nga drejtuesit lokal, z. Nuhiu dhe zëvendës kryeministri i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, u njohën me tërë aktivitetet e pushtetit lokal të komunës së Dibrës, në pengimin dhe luftimin e virusit covid-19.

Nga tërë ato që u thanë në këtë takim, Z. Nuhiu ka vlerësuar lartë qytetarët e Dibrës për masat e ndërmarra si dhe respektimin e udhëzimeve për izolimin e qytetarëve, duke iu shmangur kontakteve, duke ruajtur distancën sociale.

Gjithsesi, këto veprime të dibranëve, z. Nuhiu ka shprehur mirënjohje dhe duke u zotuars e së bashku do t’ia dalim.