Angjushev: Kriza e shkaktuar nga koronavirusi është shumë më e keqe nga ajo para 10 viteve

Kriza e shkaktuar nga koronavirusi është shumë më e keqe dhe shumë më ashpër do të reflektohet mbi ekonominë nga kriza financiare para 10-të viteve pas rënies së bursave dhe implikimeve financiare që ndodhën mbi bankat e Amerikës kur u vërshuan në mbarë botën, porosit ish zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev.

“Mendoj se kjo krizë do të ndikojë mbi ekonominë shumë më ashpër, sepse bëhet fjalë për ndikim të përfshirë shumë më gjerë mbi ekonominë dhe se do të duhet të merren hapa shumë të mençur që të mund të ngritet ekonomia. Do të duhet të bëhen masa se si ta ruajmë shëndetin e ekonomisë dhe si kompanitë tona të mbijetojnë – të vogla, të mesme, mikro, por edhe të mëdha”; tha Angjushev në emisionin Klik plus në TV 21.

Theksoi se përderisa kompanitë e mëdha nuk e përjetojnë krizën, nuk do ta përjetojnë as të voglat, mikro dhe të mesme sepse ata bashkëpunojnë me kompanitë e mëdha dhe nuk do të kenë me kë të punojnë.

“Është shumë e rëndësishme t’u ndihmohet kompanive të mbijetojnë. Disa prej tyre do të mund të mbajnë aktivitet me numër të ndryshëm të muajve, por shteti do të duhet t’u ndihmojë të mbajnë aktivitet minimal të kompanive që nuk mund vetë të mbajnë aktivitet. Për atë vlerësoj se është e mirë masa për ndihmë të kompanive për dhënie të pagës minimale dhe konsideroj se duhet të miratohet”, potencon Angjushev.

Ish zëvendëskryeministri e përshëndeti masën që e propozon kryetari i LSDM-së Zoran Zaev për dhënien e pagës minimale për administratën në dy muajt e ardhshëm dhe porositi se është çështje nëse në përgjithësi do të mund të paguhet edhe paga minimale, sepse, sipas tij, në Buxhet do të mungojnë dy miliard euro për shkak të krizës me koronavirusin.

“Gabim është pyetja nëse është mirë të zvogëlohet paga e administratës ose të mos zvogëlohet. Pyetja e vërtetë është nëse do të mund të ndahet edhe në pagë minimale, sepse në Buxhet do të mungojnë dy miliard euro. Ato dy miliard euro kryesisht duhet të shpenzohen në paga. Nëse nuk shkurtohet nga pagat, mundemi disa muaj të ndajmë paga, ndërsa pas asaj mund të ndodh në Buxhet më të mos ketë para për paga”, tha Angjushev.

Potencoi se pyetja e vërtetë është nëse mund të sigurohen dy miliard euro dhe si do të sigurohen ato si huamarrje.

“Sot në botë nuk bëhet pyetja nëse duhet të huazoni, por a mund të gjeni mjete financiare dhe burime prej ku të huazoni. Shteti duhet të gjejë tani burim të financimit dhe kjo tani do të jetë shumë rëndë, sepse të gjitha shtetet e botës dhe të gjitha kompanitë e mëdha botërore do të kërkojnë financim shtesë dhe nga ai aspekt nuk do të ketë mjete në dispozicion. Për atë është shumë e rëndësishme të bëhet shumë shpejtë derisa ende ka resurse të tilla në botë nëse më nuk është vonë që të mund të merrni mjete të tilla”, potencoi Angjushev.

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës dhe nënkryetar i LSDM-së Damjan Mançevski në emisionin e njëjtë porositi se në këto kohë duhet të mendojmë, jo vetëm për atë se kush sa merr pagë, por edhe të tregojmë solidaritet.

“Zvogëlimi i pagave është një masë parandaluese, që më vonë të mund më shpejtë të kthehemi në formë dhe ta shpëtojmë ekonominë, sepse pa biznesin privat nuk ka paga për administratën, por edhe anasjelltas”, theksoi Mançevski, duke shtuar se me të vërtetë do të duhen përpjekje serioze për ndarje të pagës.

Me masat bëjmë përpjekje, por gjendja është e paparashikueshme dhe nuk i kemi të gjitha informatat, tha Mançevski, duke theksuar se do të ishte shumë i lumtur nëse kriza përfundon për 2-3 muaj, por ka edhe skenare tjera, të zgjasë shumë më gjatë.

Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së Vllado Misajlovski, u pajtua me Angjushevin se është vonë me marrjen e mjeteve për Buxhetin.

“Gjithmonë kemi thënë merrni mjete sa më shpejtë sepse paratë do të bëhen më të shtrenjta. Tani e dëgjova edhe ish zëvendëskryeministrin Angjushev të njëjtën e tha se është vonë me marrjen e këtyre mjeteve. Po, edhe unë mendoj ashtu”; tha Misajlovski.

Mjetet, siç theksoi i presin qytetarët dhe kompanitë e vogla, të cilat janë motori më i madh momentalisht në shoqëri dhe faktikisht janë kompania më e madhe.

Dërgoi apet te të gjitha partitë politike dhe te Qeveria se VMRO-DPMNE qëndron tërësisht në dispozicion.

“Gjithçka që mund të ndihmojmë do të bëjmë. Nga ana tjetër, nëse dëshironi të bëni pikë politike vetëm që të tregoni punë të mira në opinion dhe të lavdëroheni nuk është në rregull. Në fund të ditës këta njerëz të cilët momentalisht janë në spitale, në rrugë presin vendime të shpejta, tendera urgjent, uniforma, doreza, teste. Shumë punë nuk tregohen. Qytetarët duhet ta dinë pasqyrën reale dhe të gjithë ta kuptojmë dhe i gjithë populli do të ndihmojë sepse kjo e keqe është gjithkund për të gjithë dhe kundër të gjithëve”, potencoi Misajlovski.