Anulohet takimi i majit në Zagreb midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor Lexo me shume: http://rtv21.tv/anulohet-takimi-i-majit-ne-zagreb-midis-be-se-dhe-ballkanit-perendimor/ © RTV21.tv

Shkak koronavirusi Samiti i Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, i planifikuar për t’u mbajtur në 7 maj në Zagreb, është shtyrë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Presidenca e BE-së, që aktualisht udhëhiqet nga Kroacia, tha të mërkurën se data e re dhe mënyra e mbajtjes së samitit do të vendosen më vonë në varësi edhe të situatës. “Në marrëveshje me presidentin e Këshillit Evropian, Charles Michel, do të bëhen përpjekje për të gjetur një datë të re në qershor, nëse këtë e lejon situata me COVID-19. Përndryshe, nëse nuk do të jetë e mundur mbajtja e takimit fizik, do të sugjerohet zhvillimi i takimit me video-lidhje para përfundimit të presidencës kroate të BE-së, më 30 qershor” thuhet në njoftim. Shumë vende të Evropës, janë izoluar prej disa javësh në përpjekje për të frenuar përhapjen e koronavirusit. Italia dhe Spanja kanë numrin më të madh të viktimave nga koronavirusi në botë.