Avziu garanton: Nuk preken rrogat e administratës

Sekretari Shtetëror i Ministrisë së Shoqërisë Informatike Adem Avziu ka demantuar disa lajme të rrejshme që sipas tij janë publikuar në disa profile opozitare se gjoja janë shkurtuar rrogat e administratës shtetërore.
Me këtë rast Avziu ka njoftuar se sot në seancën e 37 të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut ,kaloi dekreti me fuqi ligjore për shkurtimin e rrogave për të gjithë udhëheqësit e institucioneve të nivelit qendror dhe lokal dhe në asnjë moment nuk është diskutuar e aq më pak të jetë marrë ndonjë vendim për nëpunësit administrativ përcjellë.
Avziu ka kërkuar që mos keqpërdoret situata për të qenë në qendër të vëmendjes dhe nuk duhet sipas tij të shpërndahen dezinformata.

Postimi i plotë:
NUK PREKEN RROGAT E ADMINISTRATËS‼️

Si Sekretar Shtetëror në Ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe Administratës, #DEMANTOJ disa lajme të rejshme që u publikuan në disa profile opozitare se gjoja janë shkurtuar rrogat e administratës shtetërore❗️

Ju njoftoj që sot, në seancën e 37-të, të Qeverisë së RMV-së, kaloi Dekreti me fuqi ligjore për shkurtimin e rrogave për të gjithë udhëheqësit e Institucioneve (të nivelit qendrorë dhe lokal), në asnjë moment nuk është diskutuar e aq më pak të jetë marë ndonjë vendim për nëpunësit administrativ❗️

Andaj ju lutem mos e keqpërdorni situatën për të qenë në qendër të vëmendjes, mos shpërndani dezinformata❗️

#NUKPREKENRROGAT e nëpunësve administrativ.
#Mjaftëmegënjeshtra