Ballkani Perëndimor përjashtohet nga restriksionet e BE-së për eksport të maskave

Komisioni Evropian ka njoftuar është sjellë vendim që kufizime në eksportin e maskave mbrojtëse të mos vlejnë tashmë për vendet e Ballkanit Perëndimor nga 26 prilli, informon korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Rregullorja për autorizime speciale për eksportimin e pajisjeve mbrojtëse në luftën kundër koronavirusit e miratuar në mars i përjashtoi në parim vetëm vendet jashtë BE-së që janë anëtare të zonës së tregtisë së lirë evropiane.

Në kërkesë të autoriteteve prej gjashtë vendeve nga rajoni, Komisioni Evropian i rishqyrtoi vendimin ndalesat të mos vlej për Ballkanin Perëndimor.

Rregullorja aktuale skadon më 25 prill, nga dita e ardhshme Ballkani Perëndimor do të mund të importojë maska mbrojtëse pa leje paraprake, që duhet t’i përshpejtojë procedurat, por dërgon edhe sinjal politik për rajonin.

Rregullorja e re gjithashtu përmban ndryshime për llojin e pajisjeve që kërkojnë autorizim të veçantë. Nga 26 prilli, për vendet jashtë BE-së, EFTA-s dhe Ballkanit Perëndimor, vetëm maska mbrojtëse do të jenë lëndë e lejeve të veçanta të eksportit, ka vendosur Komisioni Evropian. Vendimi do të rishikohet tridhjetë ditë pas hyrjes së saj në fuqi.