Bashkësia Islame e Turqisë: Agjërimi i muajit të Ramazanit nuk mund të shtyhet…

Autoriteti fetar turk, “Diyanet”, njoftoi se agjërimi i Ramazanit nuk mund të shtyhet për të gjithë besimtarët, raporton Balkan Insight.“Agjërimi në Ramazan është një detyrim fetar. Sipas ekspertëve të fushës, agjërimi i njerëzve të shëndetshëm nuk përbën asnjë kërcënim në lidhje me përhapjen e sëmundjes [COVID-19]”, tha Diyanet.Darkat e organizuara nëpër komuna për fundin e agjërimit ditor, iftarit, janë shumë të zakonshme në vendet islamike.Muaji më i shenjtë i Islamit, Ramazani, do të fillojë në 23 prill dhe besimtarët agjërojnë nga lindja e diellit deri në perëndimin e diellit.