BDI: Drejtësia selektive ç’rrënjoset me veting

Bashkimi Demokratik për Integrim angazhohet për sundim të mirëfilltë të ligjit dhe shteti i së drejtës është prioritet absolut i të gjithë neve.

Ne fuqishëm vazhdojmë të përkrahim drejtësinë e mirëfilltë dhe për të arritur tek një drejtësi europiane, duhet të ç’rrënjosim drejtësinë selektive të motivuar politikisht dhe etnikisht me vendime të cilat bazohen në porosi e jo në ligj.

Drejtësia joselektive arrihet nëpërmjet vetingut të prokurorëve, gjykatësve dhe politikanëve.

Besueshmëria e rrënuar e institucioneve të drejtësisë në sytë e qytetarëve si pasojë e ndërhyrjeve të vazhdueshme politike, dështimit të prokurorisë speciale, zhvatjes dhe lakmisë, Boki 13, Svarovski dhe Lui Viton motiveve duhet të marrë fund.

Një vend anëtar i NATOsë dhe në proces negociues për anëtarësim në Bashkimin Evropian duhet të kujdeset për integritetin e instuticioneve, parashikueshmërinë ligjore dhe drejtësinë e pakorruptuar.

BDI përkrah vetingun për të gjithë dhe nuk do të komenton rastin e sotëm deri në përfundim të procedurave në instancat më të larta.