BDI: ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

Bashkimi Demokratik për Integrim uron të gjithë qytetarët për
anëtarësimin e plotë të vendit tonë në NATO pas përfundimit të të gjitha
procedurave të procesit të anëtarësimit.

Arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë
tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i
barabartë i NATOsë dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin
Evropian.

Të nderuar qytetarë, Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i
marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së
mirë. Nuk do të lejojmë kthim prapa.

Vërtetë, proceset e barazisë dhe të integrimit u vonuan, por më në fund
u realizuan për tu bërë të përhershme.

Të gjitha të arriturat janë meritë e qytetarëve të vendit tonë.

BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve
aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky
është sukses i përbashkët i të gjithë neve.

E ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i joni.