BE 700 milionë € për Ballkanin Perëndimor, RMV përfiton 66 mln

Bashkimi Europian ka mobilizuar mbi 700 milionë euro për Ballkanin Perëndimor në luftën kundër COVID-19 sipas Komisionerit për Zgjerimin Oliver Varhelyi.
Në një postim në Twitter ai shkruan se 38 milionë euro kanë shkuar për nevoja të menjëhershme, 374 milionë në ndihma bilaterale të rialokuara dhe 290 milionë euro shtesë do të akordohen për të ndihmuar në rigjenerimin socio-ekonomik të rajonit.

Vendi që ka përfituar më shumë ndihma sipas raportit të BE është Serbia me rreth 94 milionë euro në total. Më pas Bosnja (80.5), Kosova (68), Maqedonia e Veriut (66), Mali i Zi (53) dhe në fund Shqipëria e cila ka përfituar rreth 51 milionë euro.

Drejtpërdrejtë BE ka dhënë për Shqipërinë 4 milion euro për të siguruar pajisje të menjëhershme të kujdesit mjekësor, duke përfshirë 5 ambulanca të pajisura plotësisht, respiratorë, matës temperature dixhitalë dhe pajisje të kujdesit intensiv. Rreth 47 milionë euro janë dhënë nga Bashkimi Europian për përballimin e pasojave ekonomikë të krizës së virusit.