BEDRI ISLAMI DITËLINDJA JOTE, ËSHTË NGJARJE E MADHE PËR KOMBIN

Ismet Sylejmani

I dashur dhe shumë i nderuar shoku e miku im Bedri Zenel Islami!
Ti sot e ke ditelindjen!

Ditëlindja Jote, për Nënë Dritën,për Babë Zenelin(për të famshmin personazh të Migjenit), për motrat e vëllezerit, për bashkëshorten e për fëmijet,nipat e mbesat, për familjen Tënde të ngushtë e të gjerë, por edhe për neve shokët, bashkëveprimtarët, bashkëluftëtarët e bashkmendimtarët tuaj, e për gjithë popullin, Atdheun e Kombin, është ngjarje me rëndesi!

I nderuar Baca Bedri,
Data që shënon ardhjen Tënde në jetë, për të gjithë miqtë Tuaj të të gjitha moshave, për të gjithë pjestarët e popullit tonë kudo që jetojnë, brenda e jashtë Shqipërisë, për intelektualët e niveleve të ndryshme, për veprimtarët kombëtarë, për ushtarët e komandantët e UÇK-së, e për miqtë tuaj të pafund kudo, është çast i madh, knaqësi e pafund dhe datë me rëndësi,sepse ata bashke me Ty e Nënë Driten, gëzojnë e ngrenë dolli, të urojnë jetë të lumtur, edhe shumë vite të tjera, me shendet e suksese!

Për Ty e për ditëlindjen Tënde, e cila në kalendarin e biografisë Tuaj shënon ardhjen në jetë dhe fillimin e jetës Tuaj, të urojmë e ngremë dolli jo vetëm ne shokët e miqtë e gjallë që i ke të shumtë, por të urojnë e ngrenë dolli edhe të pavdekshmit, Heronjtë e Dëshmorët e Kombit, që Ti i ke pasur shokë e bashkëveprimtarë,bashkëluftëtarë e për të cilët ke shkruar artikuj, shkrime e libra të shumtë, në gazetat “Zeri i Kosovës” para luftës e gjatë luftës së UÇK-së dhe në gazetën më të guximshme shqiptare “Epoka e Re” pas përfundimit të luftës së UÇK-së e çlirimit të Kosovës nga Serbia pushtuese!

Sot në ditëlindjen Tënde të 20 Prill 2020 do të veçoja shokun e mikun Tënd, bashkëveprimtarin e bashkëluftetarin, figurën e madhe, personalitetin e shquar, ish-të burgosurin politik, veprimtarin e lavdishëm e drejtuesin shumë vjeçarë të LPK-së, udhëheqësin e madh të luftës për liri, komandantin trim e sypatrembur të UÇK-së, Heroin e Kombit, Gjeneral Fehmi Lladrovcin, i cili po të ishte në mesin tonë, por edhe pasi është i pavdekshëm dhe më i gjallë ndër të gjallët, bashkë me shokun e vellaun e Tij të ilegalitetit, veprimtarisë e luftës çlirimtare, Udhëheqësin e popullit shqiptar Ali Ahmeti, të urojnë ditëlindjen, të urojnë jetë të gjatë sa një shekull, të urojnë jetë të lumtur, me shëndet e suksese!

Ditëlindjet janë data e ngjarje festive, të cilat bëhen të veçanta e të shënuara kur ato festohen nga personalitete të mëdha e me ndikim, nga figura të shquara e të rralla, nga drejtues të mëdhenj e nga shkrimtarë e publicist që kanë botuar me qindra e mijëra artikuj, libra e romane të ndryshme!

Njëri nga këta jeni edhe Ju i nderuar Baca Bedri!

Urime edhe njëherë ditëlindjen, gjithë të mirat për Ty i nderuar Bedri Islami i madh, drenicaku i Shkodrës!

Me shumë respekt,
Ismet Sylejmani,
Prishtinë, 20 Prill 2020!