Bekim Jashari: Bizneset në Komunën e Skënderajt po i zbatojnë masat mbrojtëse kundër koronavirusit

Bizneset, supermarketet në komunën tonë po i zbatojnë masat mbrojtëse që parashihen me urdhëresën që kam nxjerrë, kështu po i dezinfektojnë karrocat dhe shportat pas çdo përdorimi nga konsumatorët!

Vetëm kështu duke iu përmbajtur rregullave, vendimeve e rekomandimeve ne mund të tejkalojmë me sukses këtë situatë.

Çdo urdhëresë apo vendim që jemi duke marrë është në funksion të ruajtjes së shëndetit të qytetarëve tonë.

Të bashkuar do t’ia dalim!

Panik JO, kujdes PO!, shkruan në Facebook Kryetari i Komunës së Skënderajt, Bekim Jashari.