Bekim Jashari uron me fjalë zemre hoxhë Halil Kastratin dhe Uwejsin për ditëlindje

Sot hoxha i nderuar, humanisti jonë i madh, Halil Kastrati dhe djali i tij Uwejsi kanë ditëlindjen.

Në emrin tim personal, të familjeve që shoqata “Jetimat e Ballkanit” i bëri me shtëpi dhe ju ndihmoj në vazhdimësi si dhe në emër të të gjithë qytetarëve të komunës sonë hoxhës dhe Uwejsit ua uroj ditëlindjen duke iu dëshiruar shëndet e gëzime për shumë vite tjera.

Hoxha i nderuar si në çdo kohë edhe tani po sakrifikon familjen e tij duke qenë çdo ditë afër familjeve në nevojë e duke ju ndihmuar atyre që të kalojnë sa më lehtë këtë situatë.

Lus zotin e gjithësisë që veprat madhështore që po bënë hoxha Halil me përkrahjen edhe të donatorëve ti shpërblehen hoxhës në këtë dhe botën tjetër.

Urime Hoxhë Halil dhe Uwejs, shëndët e tmira gjithë jetën!