Bekteshi-Galouej: Mbështetja e biznesit për ruajtjen e vendeve të punës kyçe për përballje me korona krizën

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot realizoi videotakim me ambasadoren e Mbretërisë së Bashkuar, Rejçel Galouej në të cilin temë ishin masat të cilat i ndërmerr Qeveria për mbështetje të kompanive për përballje me pasojat nga kriza shëndetësore-ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi, si dhe planet për kthim të sërishëm të ekonomisë në normale.

Siç kumtoi Ministria e Ekonomisl, Bekteshi e informoi ambasadoren britanike për dy pakot e masave ekonomike të cilat i solli Qeveria për mbështetje të sektorëve më të prekura, qëllimi kryesor i të cilit është që të shpëtohet çdo vend i punës, ndërsa parashikojnë mes tjerash mbështetje shtetërore për pagesën e pagës minimale prej 14.500 denarëve për punëtorët dhe ulje për 50 për qind të shpenzimeve për tatim personal për kompanitë më të prekura.

“Vazhdimisht jemi në komunikim me bashkësinë e biznesit dhe çdo ditë punojmë në masat për lehtësimin e punës së kompanive. Për ne me rëndësi është ta ruajmë çdo vend pune. Jemi në komunikim direkt me kompanitë vendore, por edhe me ato të huaja në vendin tonë të cilat janë eksportues më të mëdhenj, por kanë edhe pjesëmarrje më të madhe në BPV-në e Maqedonisë së Veriut. Qëllimi është që t’u ndihmojmë që më lehtë të përballemi me pasojat nga kjo krizë”, theksoi ministri Bekteshi.

Ai, njëherit paralajmëroi se në periudhën në vijim do të mbahen një seri takimesh me investuesit e huaj të cilët punojnë në zonat zhvillimore-teknologjike industriale të cilëve do t’u prezantohen masat të cilat që i solli Qeveria, por edhe do të merren parasysh edhe vështirësitë me të cilat përballen si rezultat i korona krizës me qëllim të sigurimit të punës së tyre pa pengesa.