Bekteshi: Ne ishim kundër uljes së pagave të administratës, duke u bazuar në logjikën ekonomike!

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sonte në Clic Plus në Tv21 në lidhje me uljen e pagava të administratës një propozim nga ish kryeministri Zaev, u shpreh se partia e tij BDI-ja, që nga fillimi ka qenë kundër uljes së pagave.

“Që nga fillimi ne kemi qenë kundër këtij propozimi duke u bazuar në argumente të fuqishme, pasi ulja e pagavae do të ndikonte në demotivimin e administratorëve për punën e tyre ditore gjithashtu do të ndikonte në mënyre direkte do të ndikojë në zvoglimin e konsumit edhe publik edhe privat” u shpreh Bekteshi.