Besarta Jashari për vëllain Bekimin: Angazhim për tu admiruar gjatë pandemisë!

Besarta Jashari, bija e heroit Hamza Jasharit, sot ka pritur vëllain e saj për vizitë në kohë pandemie, Bekim Jasharin, kryetar të Skenderajt, dhe me këtë rast, ka vlerësuar lartë angazhimin e tij për t’i qëndruar afër qytetarëve në komunën e Skenderajt.

Besarta ka dhënë po ashtu një mesazh për qytetarët që të respektojnë udhëzimet për pengimin e përhapjes së virusit covid 19, duke ndenjur në karantinë.

Ja postimi i znj. Besarta Jashari:

Dhurata e Dylit për sot
Në këtë sfidē nga pandemia Covid-19, është për të admiruar angazhimin dhe kujdesin e vëllaut tim.
Këto ditë Bekimi po dëshmon qëllimin dhe vullnetin e tij të jashtzakonshëm si Kryetar i Skenderajt.
Por as edhe njëherë nuk na harron edhe neve familjarëve. Sot më vizitoj edhe mua, duke më jep shpresë dhe kurajo në këto ditë karantinimi në Prishtinë.
E kësaj vizite, Dyli dhe Noli më së shumti iu gëzuan.
Tash një muaj shteti jonë morri masat e para kundër pandemisë globale, që po rrezikon edhe vendin tonë.
Unë jashtëzakonisht jam e përkushtuar ti përmbahemi këtyre masave, andaj kërkoj edhe nga ju.
Zoti e bekoftë Kosovën dhe popullin e saj