Bianca shfaqet si megayll në megaprojektin e ri

Bianca, është artistja e re e cila mori vëmendjën e të gjithëve këtë fundjavë, Ajo vjen me një super material muzikorë që rrallë shikojmë në tregun tonë muzikor. Në projektin e parë është shfaqur si një diva, me një klip shumë unik mes shalqinjëve, ujit dhe flakës. Artiste shumë ekstravagante dhe seksi me të gjitha linjat perfekte që mund t’i ketë një artiste botëror. Një performancë në videoklip teper unike që rrallë herë shikojmë tek ndonjë artiste e showbizit shqiptarë. Artistja akoma nuk ka bërë asnjë prezentim publik por vetëm videoklipit edhe këngës të cilën e publikoj ditën e shtunë.

Artistja ngjanë me yjet e Hollywoodit ku pamja e saj na sjellë në mendje Shakirën edhe pa frikë nga sot mund të themi se kemi nje Shakira shqiptare. Kënga dhe klipi ka pas mjaft reagime pozitive nga publiku shqiptarë ku mori vëmëndjen e të gjithëve. Ne kërkuam më shumë rreth artistes por gjetëm vetëm videoklipin e parë por gjithsesi ne presim këngë të tjera nga këngëtarja.

Bianca ka zgjedhur të bashkëpunojë me Alfred Sulën për muzikën ndërsa me Endrit Mumajesin për tekstin. Rrallë ndodh që një artiste apo artist me projektin e parë të arrijë t’i prekë zemrat e adhuruesve por ja që këtë fat e ka pasur këngëtarja Bianca, ndoshta këtë e ka bërë paraqitja e saje përfekte në këngë po ashtu dhe realizimi vizuel i projektit të parë bombastik ku ka qenë e reja me e madhë këtë fundjavë në të gjitha trojet shqiptare.