Bujar Osmani: Me solidaritet dhe mbështetje do t’ia dalim më fuqishëm nga kjo krizë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë për Çështje Evropiane, Bujar Osmani, në rolin e Koordinatorit Nacional për shpërndarjen e ndihmës së huaj në vend, sot mbajti mbledhje nëpërmjet video konferencës me Ambasadorët e vendeve anëtare të BE-së në vend, në drejtim të paraqitjes së nevojave, rishikimit të mundësive dhe koordinimit të përshtatshëm të donacioneve dhe mbështetjes së drejtpërdrejtë për ballafaqimin me sfidat e COVID-19 .

“Më lejoni në fillim, në emër të Qeverisë, besoj se edhe në emër të qytetarëve të vendit, t’ju falënderohem për mbështetjen e deritanishme dhe ndihmës në menaxhimin me sfidat e pandemisë, si në kuadër të institucioneve të BE-së, ashtu edhe për mbështetjen bilaterale e cila çdo ditë arrin. Kyçja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Fondin Solidar Evropian, në Marrëveshjen për prokurim të përbashkët të mjeteve medicinale, në mbrojtjen civile të BE-së etj., paraqet tregues të mirë për integrimin e vendit në Bashkimin Evropian, dhe mbështetje të drejtpërdrejtë bilateral që në vepër demonstron solidaritetin evropian, që do të na ndihmojë nga kjo krizë të dalim ende më të fuqishëm”- theksoi Osmani në fillim të mbledhjes.
Në vazhdim, Osmani para ambasadorëve i prezantoi aktivitet e Qeverisë edhe të trupave tjerë për koordinim me aktivitetet për ballafaqimin me krizën, në veçanti në rolin e SÇE-së si institucion përgjegjës për koordinim me ndihmën e huaj në vend në përgjithësi, duke e kyçur edhe mbështetjen me sfidat nga pandemia.