Covid 10/ Biznesi shqiptar “Daku grup”, në Amerikë në ndihmë të spitalit dhe policisë në këtë kohë pandemie

Në këto të vështira ku e gjithë bota është gjunjëzuar përballë virusit covid 19, shumë biznese, por edhe individë i kanë ardhur në ndihmë dy sektorëve të cilët janë në frontin e parë me këtë sëmundje, mjekësisë dhe policisë. Solidariteti i biznesit dhe sipërmarrjeve shqiptare në diasporë nuk ka munguar edhe kësaj radhe. Në shtetin e New Jersey, kompania e suksesshme “Daku grup” ka ditë që në nisje të kësaj pandemie në Shtetet e Bashkuara të Amerikës që ndihmon vullnetarisht me ushqime të përgatitura nga restorantet e saj personelin mjeksor në një nga spitalet e këtij shteti, si dhe policinë, një gjest human që ka marrë vlerësim nga autoritet në vend, por edhe nga komuniteti shqiptar aty.

Një nga pjesëtarët e stafit të “Daku grup”, zoti Riza Ndreu shkruan se e vetmja ushtri që po lufton për ta mposhtur këtë hije të zezë janë njerëzit mjekë e mjeke në repartet e urgjencave spitalore, ndaj sot nën kujdesin personal të administratorit #DakuGrup# Zotit Bujar Daku, vullnetarisht punuam për të pregatitur ushqim për gjithë personelin e njërit nga spitalet e New jersey. Nje gjest sa fisnik, aq dhe solidar. Më poshtë statusi i plotë I zotit Riza Ndreu.

Statusi i plotë

Jo në të gjitha rastet e një pune që kryen duhetê tê presim me patjetër për tu paguar!

Të ndodhur përpara kësaj prove ku i gjithë njerezimi në mbarë botën po përleshet me një armik të padukshëm, ndaj të cilit e vetmja ushtri që po lufton për ta mposhtur këtë hije të zezë janë njerëzit mjekë e mjeke në repartet e urgjencave spitalore, ndaj sot nën kujdesin personal të administratorit #DakuGrup# Z Daku Bujar, vullnetarisht punuam për të përgatitur ushqim për gjithë personelin e njërit nga spitalet e New jersey

Prandaj të dashur bashkëatdhetarë të kudondodhur, e kryesisht ju me demek të quajtur biznesmen,mos u strukni nën rrogozet e shtëpive qe padrejtësisht i keni përfituar, që dhe rrugën për t’i gjetur se nga i keni, e keni humbur, po bëhuni bashkë e merrni shembull tek këta shqiptarë që e kanë shkruar historin e tyre para vdekje, por afrohuni për tu dhënë ndihmë stafeve mjekësore në Shqipêri dhe shumë e shumë familjeve në nevojë, harrojeni vehten se do mbeteni përsëri të pasur, së shpejti forca e varfër do sundoj mbi atë të pasur…!

Zoti i ruajtë shqipëtarët dhe gjithë njerzimin🙏🏼