Edhe gjatë orës policore, prodhuesit e duhanit mund t’i tërheqin paratë nga shteti

Sot Qeveria u ka paguar 30 milionë euro 19.050 prodhuesve të duhanit në shtet, informoi në konferencë për shtyp, Trajan Dimovski, ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave (MBPEU).

Ai bashkë me ministren e Financave, Nina Angellovska dhe drejtorin e Agjencisë së Paguesve Nikollçe Babovski, theksoi se për momentin prioritet është që të ndihmohet mbështetja për bujqit.

“Subvencionet në këto kohë krizash janë kyçe dhe ai është obligim i yni që ta realizojë. Kemi paguar mbi 30 milionë euro subvencione për 19.050 prodhues të duhanit .Të gjithë ata sot do t’i marrin paratë. Që të mos ketë rrëmuja nëpër banka, në këtë periudhë kur pritet dhe piku i pandemisë, ngritja e parave do të kryhet gjatë në katër ditëve, duke filluar prej të martës deri të premten. Ata prodhues të duhanit të cilët dëshirojnë që t’i tërheqin paratë nga bankomati, do të munden ta bëjnë atë edhe të hënën në periudhën prej 16 deri në ora 23:00 pavarësisht se është kohë policore në atë periudhë të ditës. Duhani është degë e jona strategjike dhe shënon prodhim stabil, që është rezultat i politikave qeveritare në këtë degë”, tha ministri.

Kolegia e tij nga Ministria e Financave, Nina Angellovska theksoi se edhe gjatë kohës së gjendjes së jashtëzakonshme mendohet për bujqit.

“Me rëndësi është që të furnizohen materialet e nevojshme që të vazhdohet me punë, sapo kushtet ta mundësojnë atë. Do të disperzohet pagesa dhe të gjithë bujqit do të fitojnë mjete. Të gjithë ata që kanë nevojë të ngrenë para të gatshme do të munden ta bëjnë atë në bankomat prej orës 16:00, pavarësisht nëse është orë policore gjatë asaj periudhë. Ministria e Punëve të Brendshme i ka emrat e personave të cilët duhet që të ngrenë para. Që të ulet rreziku nga shpërndarja e virusit korona, bankat do të punojnë me kohë të vazhduar, prej orës 8 deri në orën 17, ndërkaq bujqit kanë mundësi që të lëvizin edhe pas orës 18”, tha Angellovska.