Elezi: Aprovohen gjithsej 245 kërkesa nga kompanitë që aplikuan për kredi nga Banka për Zhvillim

Zv. ministrja e financave Shiret Elezi thekson se tashmë janë aprovuar gjithsejtë 245 kërkesa nga kompanitë të cilat kanë aplikuar për kredi nga Banka për Zhvillim e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Thirrja publike për kompanitë ishte publikuar në ueb faqen e Bankës dhe në dy gazetar ditore më 25 Mars të vitit 2020. Aplikacionet për kredi pa interes ndërsa aplikimi për kredi pa interes ka filluar të realizohet nga 26 Mars i vitit 2020 për shkak të mënyrës elektronike të aplikimit.
Numri i përgjithshëm dhe numri i kërkesave të aprovuara për këtë lloj kredie është gjithsejtë 245.

Raporti i parë gjithsejtë 136 kërkesa në vlerë prej 77.679.360,00 denarë dhe raporti i dytë 118 kërkesa në vlerë prej 57.601.000,00 denarë ose gjithsejtë 245 kërkesa të aprovuara në vlerë prej 135.280.360,00 denarë.

Kushtet janë:

Vlerë minimale prej 184.000 denarë ndërsa vlera maksimale:

·për kompani deri në 10 të punësuar mund të miratohen deri 307.500 denarë

·për kompani nga 11 deri më 50 të punësuar mund të miratohen deri në 922.500 denarë

·për kompani nga 51 deri më 250 të punësuar mund të miratohen deri në 1.845.000 denarë

Kreditë janë pa ndonjë klauzolë valute dhe deri më 2 vite përfshirë edhe grejs periudhën prej 6 muaj.