Është stabile gjendja e sigurisë në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhupë

Është stabile gjendja e sigurisë në rajonin e komunave Dibër dhe Qendër Zhup, ku është shpallur gjendja e krizës., përcjell GazetaExpress.

Në suaza të masave të parapara në planin operativ, nëpunësit policorë pa pengesë i realizojnë moto-patrullimet nëpër mjediset urbane dhe periferike. Në këtë rast, nuk janë regjistruar tubime të qytetarëve në vende publike, nuk ka prishje të rendit dhe qetësisë publike dhe nuk janë regjistruar aksidente. Në terren, pa problem po zhvillohet aktivitete ndaj personave të janë vendosur nën masa për vetizolim, mbikëqyrje shëndetësore dhe izolim shtëpiak, kumtuan nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Nga Ministria theksuan se në komunat Dibër dhe Qendër Zhupë pa problem po realizohen masat për kontroll gjatë hyrjes së automjeteve të udhëtarëve dhe automjeteve të tjera motorike, si dhe aktivitetet për furnizim të ushqimit, ilaçeve, mjeteve për higjienë personale dhe nevoja të tjera për qytetarët e të dyja komunave.

“Të gjithë personat juridikë të cilët kryejnë furnizim duhet të lajmërohen në Shtabin e Krizës në telefonin fiks 046/831 051 pas çfarë, automjetet e tyre, ne shoqërim policor do të zbatohet deri te objektet tregtare në të dyja komunat. Përkujtojmë se hyrja është e lejuar vetëm për personat të cilët janë banorë të komunave, ndërsa njëkohësisht është parandaluar, gjegjësisht rreptësisht ndalohet dalja e të gjithë qytetarëve të hasur në rajonin e të dyja komunave.”, informojnë nga MPB-ja.

Nga MPB u bëjnë apel qytetarëve, në mënyrë të ashpër ta respektojnë vendimin e Qeverisë për ndalesë të lëvizjes nga ora 21.00 deri në 05.00 çdo ditë, si dhe në mënyrë të disiplinuar t’u përmbahen të gjitha masave dhe udhëzimeve të rekomanduara lidhur me parandalimin e përhapjes së koronavirusit, ndërsa të gjithë personat juridikë dhe fizikë në mënyrë të ashpër t’u për,bahen udhëtimeve të nëpunësve policorë.

“Qytetarët në telefonin falas 08 0000 201 apo në 192, mund t’i paraqesin të gjitha rastet e personave që i shkelin dispozitat për vetizolim 14 ditor të detyrueshëm. Të gjithë ata që do t’i shkelin rekomandimet e lëshuara, do të sanksionohen në pajtim me nenin 205 dhe 206 nga Kodi penal”, theksuan nga MPB-ja.