Filipçe flet për Sallonet e parukerisë që punojnë edhe në kohën e pandemisë…

Sallonet e parukerisë dhe të kozmetikës mund të punojnë edhe pse kanë kontakte me qytetarët që i vizitojnë. Në masat që i ka sjell Qeveria e Maqedonisë së Veriut për parandalimin të virusit korona, nuk ka ndalesë të punës për këto veprimtari, njofton SDK, transmeton Portalb.mk.

“Te të gjitha institucionet, kompanitë, sallonet apo firma të tjera të vogla të cilat punojnë, ka rekomandime se si të organizohet procesi i punës, në raport me distancën dhe shfrytëzimin e materialit mbrojtës. Kjo ka të bëjë për të gjithë, përfshirë edhe sallonet që janë në funksion. Në kapacitetet prodhuese, kemi dhënë rekomandime sa i përket numrit të punëtorëve, që në këtë mënyrë të ketë masa adekuate për të gjitha kompanitë private që punojnë”, deklaroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në konferencën e djeshme për media.

Ai tha se masati që tani janë në fuqi, janë më të ashpra në lidhje me lëvizjes dhe se do të japin rezultat në luftën kundër virusit korona.