Fondacioni i imamit Elvis Naçi kishte refuzuar 105 mijë euro nga Serbia shkaku i Kosovës

Kur Shqipëria ishte në ditë të vështira, pas tërmetit në nëntor 2019, erdhën ndihma nga e mbarë bota. Një prej atyre humanistëve, imami i njohur Elvis Naçi, me Fondacionin e tij ‘Firdeus’ kishte grumbulluar mjaftë ndihma për banorët e prekur, shkruan Reporteri.

Elvis Naçi ka bërë një rrëfim në minutat e para të emisionit

“Shqiptarët për shqiptarët” në News24, para katër muajve. Ai tha se ka refuzuar dy donacione nga shtetas serbë.

Bëhet fjalë për një donacion para tërmetit për fondacionin
“Firdeus” në shumën e 100 mijë eurove dhe një tjetër pas tërmetit, sërish nga një shtetas serb në shumë 5 mijë euro.

“Kam refuzuar 100 mijë euro për fondacionin Firdeus para tërmetit të 26 nëntorit nga një shtetas serb.
Pas tërmetit më erdhi një donacion 5 mijë euro po nga një shtetas serb. Unë nuk paragjykoj asnjë por sa herë kujtoj gjakun e vëllezërve në Kosovë nuk mund ta bëj. Nuk do pranoj asnjëherë asnjë fond nga shtetas serbë”, tha Elvis Naçi.

Por, një gjest të tillë nuk e ka bërë Qeveria e Kosovës këto ditë. Ajo ka pranuar që Serbia të na i dërgojë nja 1000 teste për coronavirus, si shenjë solidariteti. Një gjest i tillë është lavdëruar mbrëmë edhe nga vetë Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, që tha se ‘ky gjest i mirë’ erdhi pasi Serbia e kuptoi se Kosova nuk bën dallime në qytetarët e saj kur është çështja tek shëndeti e jetët apo çfarëdo tjetër.

Kurti kishte qenë kundërshtuesi më i madh i Serbisë si opozitar. Çdo ndihmë ose përpjekje të tyre për qytetarët serbë e kishte parë si ndërhyrje apo e kishte ndërlidhur me krimet e Serbisë në luftën e fundit.

Ndaj pranimit të testeve nga Serbia, kanë reaguar shumë eksponentë politikë në Kosovë e nga shoqëria civile. Këto teste nga Serbia vijnë pak ditë pasi Kosova ka lejuar që rreth 100 mjekë e infermierë të vijnë në veri të vendit për ët ndihmuar, dhe kur poashtu ka pranuar që ora policore në komunat veriore të jetë e veçantë, bazuar ën direktivat e Serbisë, për dallim nga pjesa tjetër e Kosovës.

Një veprim i tillë, u kritika edhe më shumë për faktin se Mali i Zi para disa ditëve ka refuzuar një mbështetje nga Serbia me respiratorë.
Sot edhe mediat ndërkombëtare kanë shkruar për gjestin e Serbisë, e që cilësohet si solidaritet.