Frashër Oseku:”Nuk e kam dite se ka me pase kaq jehone nisma #ndaldezinformatat”

Nje sqarim per tane qe me kane shkru, e me kane thirre. Unë haver rrnoj ne shoqni te lirë dhe me pelqen fort. Njemend fort, a. Dhe natyrisht qe nuk jam per kuzifim te lirise se shprehjes. Mediat e lira, qe hetojne pushtetin, jane shtylla e katert e demokracise. Qyshkur VV eshte ne pushtet, unë pres qe mediat me kry punen e vet dhe me hetu me llupe gjithcka qe ban VV. Unë e di qe Albin Kurti ka te drejte kur thote se VV ne shume raste eshte pushtet e opozite ne te njajten kohë, pse ka trashigu nje shtet te kapun. Jane te kapun organet e shtetit, gjyqesorit, etj. Por megjithate, unë pres nga mediat qe ato me hetu me themel gjthcka qe ban VV. Pse kjo eshte puna e tyne. E pse kete presin edhe ata qe jane antare a, si ne rastin tem, qe jane thjesht votues te VV. Kjo nuk eshte cudi, pse edhe na kemi standard ma te nalte gjykimi per VV se per mutat qe kane ba pis ate vend.

E perseris prape, unë nuk jam per kufizim te lirise se shprehjes. Nuk jam per mos me hetu VV, perkundrazi. Ju baj thirrje tana mediave me hetu me llupe.

Mirepo unë jam kunder linchimit. Jam PRO gazetareve profesioniste, por KUNDER sharllataneve. Kunder atyre qe shtiren si gazetare, ndërsa dalin hapun se jane kunder nje partie, a nje udheheqesi partiak. E qe bahen edhe me dreqin e zi, vec me qene ky kunder asaj partie, e atij lideri.

Gazetaria ka parime. Parimi ma i nalte eshte informimi objektiv, tuj ndigju tana palët. Auditur altera pars, quhet ky parim ne latinisht, shqip: degjo palen tjeter.

Nje tjeter parim thote, mbaj distance kritike ndaj burimeve. Konfirmo pohimet e ndryshme nga dy burime te ndame, pa ndikim ne njani-tjetrin. E nese nuk gjen konfirmim te tille, u trego shkoqun lexuesve qe na po ta percjellim kete pohim, se kemi liri te shprehes — por nuk eshte i konfirmuem. Mundet pra me qene edhe rrene, a manipulim. Parimi i trete eshte, kerko gjithmone koment nga pala e akuzueme.

Kur nuk i ndjek Keto parime, ti per mu nuk je gazetar. Ti je funksionar under cover i nje partie ne media. Je si komisaret e sekretaret e partise dikur. Ama hic bash asnji dallim nuk ka, perpos faktit qe ti paguhesh sigurisht ma shume se komisaret e sekretaret e partise dikur. Por je flliqan si ata, me pike e presje.

Flliqanat e mediave nuk informojne, ata dezinformojne. Ata jane trolle qe punojne uzina partish. Dhe ata duhet me i ndale. Meqe shteti nuk i ndal, duhet me i ndale mileti. Dhe ne i ndalim tue u meshu aty ku u dhemb ma fort. Ne kulete.

Terheqju ndjekjen. Mos u jep pelqime. Mos ndaj kurre nga faqja e klloshareve te mediave. Ashtu u zame frymen, tue i shperfille.

ndaldezinformatat