Ganiu: Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të ri “Bambi” të kopshtit për fëmijë “Fidani”

“Nënshkruam kontratën për ndërtimin e objektit të ri “Bambi” të kopshtit për fëmijë “Fidani”

Me kënaqësi të madhe ju informoj se nënshkruajta sot kontratën për ndërtimin e objektit të ri “Bambi” të kopshtit për fëmijë “Fidani” në Çair me Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale. Me këtë gjithçka është gati që pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme të fillojmë procesin e ndërtimit.

Ky investim kapital do të ketë vlerë prej ‪150.600.910‬ denarë dhe do të sigurojë kapacitet hapësinor me standard bashkëkohor për 350 fëmijë në edukimin e tyre parashkollor.” – thotë Ganiu