Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 90 shkelje të orës policore në të gjithë territorin e shtetit. Prej tyre 57 persona janë arrestuar nga policia, shtatë janë paralajmëruar kurse për të tjerët policia ka marrë të dhëna dhe ndaj tyre do të merren masa konkrete.

32 persona tjerë janë futur në karantinë shtetërore.

Prej 1.674 kontrolleve të kryera nga policia, nuk është evidentuar asnjë shkelje e masës për izolim-vetizolim si pasojë e pandemisë Covid-19.