Hulumtim: Deri në vitin 2100 në Maqedoni temperaturat do të rriten për 5 gradë, në Shkup nuk do të ketë dimër

Qytetarët më së shumti i vërejnë ndryshimet klimatike përmes skajshmërive klimatike, përkatësisht nëpërmjet dallimit në temperaturë, valë të ngrohta/vale të ftohta dhe nëpërmjet ndryshimeve në stinët e vitit, këtë e tregojnë rezultatet e fituara nga hulumtimi për mendimin publik lidhur me ndryshimet klimatike, që u zbatua në tetor 2019 nga Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor.

Projektimet që janë bërë sipas tre skenarëve, duke përfshirë disa modele, të cilat i tregojnë ndryshimet në klimë dhe skajshmëritë klimatike deri në vitin 2100 tregojnë që temperatura në shtetin tonë deri në fund të këtij shekulli do të rritet deri 1,5 gradë celsius me kushte nivelit minimal të gazrave serrë, ose deri 2,5 gjatë nivelit të mesëm dhe 5 gradë Celsius gjatë nivelit të lartë.

“Me ndryshim të temperaturës, do të ndryshohen edhe stinët e vitit, me ç’rast pritet që stina e verës të jetë e gjatë, për çka më së shumti stres do të pësojë bujqësia, ndërsa gjithashtu projektohet edhe kuantitet i zmadhuar i reshjeve dhe shpërndarje e tyre e jo-proporcionale, me çka do të zmadhohet rreziku për vërshime dhe mundësitë për t’u përballur me ato”, thuhet në raport.

Pritet numër i rritur i netëve tropikale, përkatësisht net gjatë periudhës së verës kur temperaturat e natës nuk do të bien nën 20 gradë celsius, duke shkaktuar përkeqësim të shëndetit dhe të funksionimit normal të njeriut.

Për rajonin e Strumicës, pritet këto ditë të shtohen deri 50 gradë gjatë stinës së verës, ndërsa për Shkupin numri i ditëve nën zero grade mund të zvogëlohet edhe për 60, që donë të thotë nuk do të ketë dimër.

“E domosdoshme është të aplikohen masa të rrepta për zvogëlim të efekteve nga ndryshimet klimatike dhe reduktim të emetimeve të gazrave serë, që të mos vjen situatë e kushteve të zmadhuara të thatësisë dhe vërshimeve, rritje ekstreme e numrit të ditëve të ngrohta dhe zvogëlim i ditëve të ftohta” – thuhet në raport.

Raportet janë përpunuar në suaza të projektit për përgatitje të Raportit të tretë dyvjeçar për ndryshime klimatike, të cilin Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor (MMJPH) e zbaton me përkrahje teknike dhe financiare të UNDP-së dhe GEF-it.