Incident para Gjykatës, Kamçev tenton ta sulmojë Jovanovskin

Figurat kryesore të rastiti “Zhvatja”, Bojan Jovanovski-Boki dhe Orce Kamçev sot kanë pasur një takim të tensionuar para Gjykatës penale në Shkup. Pas provokimeve verbale nga Jovanovski, Kamçev është nisur ta sulmojë fizikisht atë, por është penguar nga ata që kanë qenë prezent, shkruan Libertas, duke u thirrë në burime të veta, përcjell Gazeta Express.

Pas kësaj, ka ndërhyrë policia e cila ka parandaluar që situata të mos eskalojë në dhunë fizike, përcjell Gazeta Express.

Pastaj Jovanovski ka kërkuar që seanca të anulohet, duke u arsyetuar se nuk është në gjendje të marrë pjesë në të. Gjykatësja e ke refuzuar këtë kërkesë dhe seanca ka vazhduar.

Edhe seanca e sotme është zhvilluar pa prezencë të opinionit, për shkak se aty ka dëshmuar ish anëtarja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristevska me kërkesë të mbrojtjes së ish kryeprokurores speciale, Katica Janeva.