Irfan Buçi: Urime doganier dita e Doganës!

Në ditën e themelimit të Doganës së Maqedonisë së Veriut, zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Irfan Buçi, ka uruar të gjithë punonjësit doganor, të cilët në këto dit të vështira pandemie gjenden në krye të detyrës.

Z. Buçi ka cekur se bashkë, do t’ia dalim.

Ja postimi i plotë i z. Buçi:

14 prilli shenon ditën e themelimit të drejtorisë doganore të vendit tonë.
Urime për të gjithë punonjësit doganor, të cilët në keto dit të vështira pandemije gjenden në krye të detyrës nëpër pika kufitare duke mundësuar qarkullimin e pandërprerë të mallrave për ti furnizuar qytetarët!
Bashkë do t’ia dalim