Ish luftëtari i UÇK-së Frashër Oseku, thumbon politikanët kosovar për jetën e tyre luksoze…

Ish ushtari i UÇK-së,Frashër Oseku në një postim në Facebook, ka shprehur revoltën e tij ndaj politikanëve që kanë ndërtuar jetë luksoze pas luftës së Kosovës, dhe njëherazi kërkon që të respektohen më shume invalidët e luftës.

Ja statusi i tij i plotë pa ndërhyrje:

E di qe me kete statut kam mi djeg shume ura. Nuk jane urat qe do me dhimben, po shokët e armeve, qe hala shpresojne ne do komandanta te luftes, tuxhare te mbasluftes.

Ma se pari, mos mu boft gjynah, po shyqyr qe s’jam invalid lufte qe jetoj ne Kosove. Me pa nga afer komandante qe kinse perkrahin invalidin e luftes ne fcb kurse nuset e tyre me PRADA & GUCCI canta fryhen para kamerave, secila cante ma e shtrejte se pensioni vjetori i nje veterani. Me pa nga afer komandanta qe tallin bythe tu thane une pare kam, po flej te ky hotel luxoz, kjo hera 7. Ndersa une me vujte tu rujt 45€ ilace ne muaj; e ku jane shpenzimet tjera. Me hase shoke te luftes qe djali i tyne shetite botën e shikon olimpiaden me parë te shtetit, kur mu vijne rrymen me ma ndale.

Me vjen me vjelle, se si Shoqatat e dalura te luftes rreshtohet ne krahun e komandantave tuxhare. Ne anen e hajdutave qe falen toke, derguan ushtaret ne speciale, vjedhen e stershiten Kosoven me emer patriotizmin. Ju lus nderroni emrin, thuni Shoqata e Komandanteve. Se sa per ushtare, vec kqyrni numrin e tyre te vetevrare sa rritet, dite per dite.

Mos m’u boft gjynah bre kjo qe po them, se e di qe tane s’e kane mundesine. Por po, m’vjen mire qe jam ketu ne Suedi. E s’behem per lemoshe, me u pru buke n’tavoline femijeve t’mi. Qe jam larg e s’mirrem me ju. Qe s’ju shoh nga afer. Se me kish ardhe marre per ju, me kish plasë barku jem prej marres tuej.

Nese kerset lufta mbani mend ju komandante tuxhare, qe kuleten ma keni trashe: unë atje do jem. Vetem se kete here du me ju pa juve ne vije te pare te frontit.

E deri atehere, ndihmoni more shoket e luftes qe jane mbete mozomakeq. Ndihmoni pa kushte, pa u lype me hy ne klanet tuaja, se nuk pranojne. Nuk hane tane buke e turp si ju. Po u ndihmoni me dore ne zemer, e me pare ne dorë. Se ndryshe ka me ju mbete ne fyt kafshorja e bukes. Ed ehe mos ju mbete juve. Tutna qe ju mbetet ne fyt femijeve tuej, nipave e mbesave.

Ka me prishe goxha ura me shoke te armeve ky postim. Por unë ua fal qysh tash, atyre qe me shajne. Aq dine, aq bajne. Por mbasi te me shani mu, kur t’ju mbaron vneri. NDIHMONI SHOKET E ARMEVE!!