Ismet Sylejmani: 11 vjet pa heroin e Kosovës Shaban Viqa

BACI NUK HARROHET EDHE NË KOHË PANDEMIE

Sot mbushen 11 vite, kur pushoi së rrahuri zemra e madhe e Heroit të Kosovës, Bacit të lavdishëm Shaban Viqa!

Data 10 Prill e vitit 2009, ishte viti që shënoi në kalendarin kombetar shuarjen përgjithmonë të shokut e bashkëluftetarit tonë të madh, bashkëveprimtarit e mikut besnik e të panënshtruar, luftëtarit e komandantit të ushtrive çlirimtare të Kosovës -UÇK, të Kosovës Lindore-UÇPMB dhe të Maqedonisë së Veriut-UÇK, Bacit tonë të devotshëm!

Përvjetori i 11-të i ndarjes nga jeta të Bacit, na ka gjetur në kohë të rrezikshme të coronavirusit, të kësaj pandemie që po vret e po mbjellë vdekje kudo nëpër botë!

Edhe pse larg mundësisë së nderimit me respekt e pietet sikur gjithmonë, përulja para varrit të Bacit, aty ku pushojnë eshtrat e Tij, është obligim e detyrim shoqërorë,shpirtërorë, kombëtarë, moral e njerëzorë!

Lavdi e përjetshme jetës dhe veprës së Heroit të Kosovés Shaban Viqa-Bacit!

Ismet Sylejmani,
Më10 Prill 2020!