Jashari: Falemnderoj Biznesin “Gashi Bau GmbH” që dhuroi 100 pako ushqimore për familjet nevojtare në Skenderaj

Fushatës për përkrahjen e familjeve në nevojë sot iu bashkua edhe biznesi “Gashi Bau GmbH”, me pronar Afrim Gashi nga Tërnaci i cili jeton dhe vepron në Gjermani dhe i cili dhuroj 100 pako ushqimore.

Në emër të qytetarëve të Skenderajt falënderoj bashkëvendasin tonë Afrim Gashi.
Të gjitha pakot e e pranuara do të shpërndahen sipas listave të familjeve në nevojë që posedon Drejtoria për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.

Panik Jo, Kujdes Po!, informon në Facebook, Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.