Jashari konfirmon lajmin se në Skënderaj ka dy raste pozitive me Covid 19

Të dashur qytetarë, bashkëvendas të komunës sonë

Sapo u informova nga Ministria e Shëndetësisë që fatkeqësisht në komunën tonë kemi dy raste me COVID-19.

Pacientët janë nga fshati Burojë, lagjia Thaçi, dhe janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive.

Të dashur banorë të fshatit Burojë kërkoj nga ju që të mos lëvizni nga shtëpitë e juaja deri sa të marrim vendime si shtab emergjent për hapat e metutjeshëm.

Të infektuarve ju uroj shërim të shpejtë!

Të dashur qytetarë për çdo veprim do të informoheni me kohë!

Ju lutem të qëndroni në shtëpi!

Bashkë do t’ia dalim!, shkruan në Facebook Bekim Jashari, kryetar i Komunës së Skënderajt.