Kadri Veseli përkujton dëshmorët e betejës së Koshares

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka pëkujtuar të rënët në betejën e Koshares, në 21 vjetorin e tyre.

Veseli përmes një postimi në Facebook, tha se beteja e Koshares ishte njëra ndër betejat më të lavdishme të UÇK-së.

“21 vjet më përparë nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila shembi kufirin shekullor mes shqiptarëve dhe i dëshmoi mbarë botës aftësinë tonë për të bërë edhe luftë frontale”, shkruan Veseli.

Kjo betejë, sipas tij i ka hapur rrugën çlirimit të Kosovës duke larguar pushtuesin serb përgjithmonë.

“Heroizmi i Brigadës 138 Agim Ramadani si dhe flijimi i shumë luftëtarëve të lirisë në Koshare, i hapi rrugën çlirimit të Kosovës dhe largimit të pushtuesit serb për mos t’u kthyer më kurrë. Ne sot nderojmë me respekt e mirënjohje, të gjithë dëshmorët e luftëtarët e Koshares por edhe të betejave të tjera të UÇK-s, që bënë të mundur ditët e lirisë e pavarësisë që gëzojmë sot”, shkruan Veseli.

21 vjet më përparë nisi njëra nga betejat më të lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, beteja e Koshares, e cila…

Gepostet von Kadri Veseli am Donnerstag, 9. April 2020