Kapet shqiptari nga Maqedonia, e “shkeli” Mercedesin AMG mbi 200 km rrugëve të Zvicrës (FOTO)

Kadir U. (35) është vozitësi i shpejtë nga Spreitenbachi i Zvicrës

Si duket, ata kurr nuk mund të mësohen! Policia Kantonale e Aargaut sërish ka kapur një vozitës të shpejtë. Kadir U. (35) e drejtoi me shpejtësi ta madhe në autostradën A1 në Spreitenbach, veturën e tij ngjyrë të gjelbër të ndritshme Mercedes-AMG GT

Nuk mund të anashkalohet dhe nuk mund të injorohet. Mercedes-AMG GT me ngjyrë të gjelbër të ndritshme me 500 kf të mira. Njëra prej këtyre veturave sportive ekskluzive qëndron e parkuar në garazhin nëntokësor të një ndërtese apartamentesh në rajonin e Badenit. Por që nga e shtuna e kaluar, fqinjët nuk e kanë dëgjuar më veturën tërheqëse, e cila kushton rreth 250,000 franga zvicerane.

Hulumtimi i gazetës “Blick” ka vërtetuar: Bolidi i përket Kadir U. (35). Shqiptari nga Maqedonia e Veriut, i cili u fotografua nga radari të shtunën pak para orës 21:30 me 209 km/h në autostradën A1 në Spreitenbach, në drejtim të Cyrihut!

Kadir U. është kontaktuar përmes telefonit, informon Shtegu.com. Ai e pranon veprën, por nuk dëshiron të komentojë vozitjen e tij të shpejtë.

Kadir U. u kap nga Policia Kantonale e Aargaut. Pasi ai kishte vozitur më shpejtë për 82 km/orë pasi i është hequr toleranca, ajo e gjeti atë dhe e arrestoi përkohësisht. Atij iu konfiskua patenta e shoferit. Përveç kësaj, ai tani ka edhe një procedim penal për “vozitje të shpejtë”.

Por përse nuk iu konfiskua vetura sportive V8, siç ndodh shpesh pas veprave penale të vozitjes së shpejtë? “I akuzuari kurrë më parë nuk ka pasur ndonjë precedencë tjetër penale dhe nuk i ka shkelur rregullat e komunikacionit rrugor”, thotë Alex Dutler nga zyra e prokurorit publik në Aargau.

Prandaj, kërkesa ligjore për konfiskimin e automjetit nuk është përmbushur me ligj. Dhe, Dutler vazhdon: “Për shkak të procesverbalit të pandëshkuar penal dhe reputacionit të pafajshëm të trafikut të të akuzuarit, asnjë shkelje e mëtejshme e rregullave të trafikut nuk pritet nga ai”.