Kërçovë, do të dezinfektohen objektet fetare

Trupi koordinues i Komunës së Kërçovës bëri të ditur edhe sot do të vazhdojnë me intensitet të pandryshuar aktivitetet për dezinfektim sipas planit të konfirmuar më parë.

Krahas dezinfektimit të rrugëve kryesore në qytet që bëhet dy herë në ditë, si dhe dezinfektimi në fshatrat, të institucioneve lokale, hapësirat e qendrës spitalore në Kërçovë, prej sot do të fillojë procesi i dezinfektimit edhe të objekteve fetare në të gjithë territorin e komunës.
Procesin e dezinfektimit do ta kryejnë pjesëtarët e Armatës të cilët do të përfshihen në aksion, informon kryetari i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari.

Ai u bëri apel qytetarëve të komunës në tërësi t’i respektojnë rekomandimet e Qeverisë dhe trupit koordinues komunal për parandalim të përhapjes së coronavirusit.