Këto janë vendimet e fundit që Qeveria i mori në mesnatë

Qeveria ka sjell ndalesë të përkohshme për punësime në sektorin publik, përveç në shëndetësi, ndalohet edhe furnizimi i mobiljeve, pajisjeve dhe automjeteve, ndërsa ndërmarrjet publike dhe SHA-të në pronësi të shtetit duhet t’i zvogëlojnë shpenzimet vijuese për 15 për qind për vitin 2020, me qëllim të uljes së shpenzimeve joproduktive për shkak të përballjes me krizën shëndetësore-ekonomike të shkaktuara nga koronavirusi.
Qeveria në seancën e 32-të solli vendim me të cilin në sektorin publik përkohësisht ndalohen punësimet e reja, angazhimet e reja përmes agjencive për punësime të përkohshme dhe kontrata të reja në vepër, përveç për angazhime të kuadrit përkatës në sektorin shëndetësor dhe në sektorë tjerë të cilët janë në drejtim të përballjes me pasojat nga koronavirusi.

Kjo do të thotë se nuk ka pranim të punësimeve të reja për të gjitha vendet e zbrazëta të punës (pensionime dhe largime tjera në baza të ndryshme). Nëse konfirmohet nevojë për përmbushjen e ndonjë vendi të punës, e njëjta do të përmbushet nga institucionet ku ka suficit, ndërsa nëse ka një kuadër të tillë nëpër institucione, për angazhimin e personave do të vendos Qeveria.

Me këtë vendim nuk ndalohen më procedurat e filluara për punësime, për të cilat ka harmonizim nga Ministria e Financave, ndërsa për harmonizimet e dhëna për të cilat nuk kanë filluar procedurat për punësime të mos fillojnë.