Komuna Çair dhuroi maska mbrojtëse dhe mjete për dezinfektim për ekipet e zjarrëfikësve

Shërbimet e Komunës së Çairit për çdo ditë sigurohen që maskat mbrojtëse dhe mjetet për dezinfektim që u siguruan përmes donacionit të përfundojnë në duart e atyre që në këto rrethana kanë më së shumti për siguri higjienike në terrenin e punës.

Në këtë aksion të shpërndarjes u përfshinë edhe ekipet e veprimit të Brigadës së Zjarrëfikësve të Qytetit të Shkupit – nëndega Bit Pazar dhe Shoqatën e zjarrëfikësve vullnetarë “Bajram Miftari” .