Komuna e Çairit ka siguruar ndihma për familjet me status të vështirë social

Komuna e Çairit ka siguruar përsëri donacion prej 250 pako ushqimore për familjet me status të vështirësuar social në territorin e Çairit nga kompania Milaya Capital LTD e udhëhequr nga afaristi Yasam Ayavefe. Përfaqësuesit të kompanisë në vendin tonë z. Jonuz Mursel i dhurova mirënjohje për këtë kontribut të madh humanitar.

Bashkë me përfaqësuesin e donatorit në vendin tone z. Jonuz Mursel vendosëm që procesin e shpërndarjes ta realizojmë përmes Organizatës Humanitare “Kalliri i Mirësisë” të udhëhequr nga z. Rufat Sherifi për arsye të përvojës që kanë në shpërndarjen e drejtë dhe transparente aty ku më së shumti ka nevojë.

Ekipet e kësaj organizate të mirënjohur posedojnë leje qarkullimi gjatë orës policore dhe pakot do ti shpërndajnë nëpër shtëpitë e familjeve në nevojë sipas listës që posedojnë.