Koronavirusi ndryshon edhe mënyrat e varrimit

Përhapja e pandemisë Covid-19 ndryshoi mënyrën e jetesës së qytetarëve gjithandej botës – përfshirë Kosovën.

Frika nga virusi që e shkakton këtë sëmundje bëri që të ndryshohen edhe ceremonitë mortore.

Ato po kryhen me pak të pranishëm, kurse disa rite janë pezulluar, raporton Klan Kosova.

Me më shumë kujdes po bëhen edhe procedurat e përgatitjes së trupit për varrim.