Kosovari i ‘BigBrother Albania’ rezulton me Coronavirus (FOTO)

Petrit Bylykbashi, nga Prishtina, që u bë i njohur si banor i një prej edicioneve të ‘Big Brother Albania’ ka rezultuar të jetë i infektuar me COVDID-19.

Bylykbashi u konfirmua sot me Coronavirus, bashkë me shtatë kosovarë të tjerë që rezultuan pozitiv në testet e pandemisë, shkruan Reporteri.net.

Njoftimin për këtë e ka dhënë vetë Bylykbashi, përmes një postimi në facebook.

Ai ka bërë thirrje që të gjithë ata që e kanë takuar nga afër gjatë dy javët e fundit të konsultohen me mjekë dhe të ndërmarrin masa parandaluese të përhapjes së Coronavirusit.

Ky është postimi i tij i plotë:

Te dashtunit e mi,
Fatkeqesisht une sot dola pozitiv ne testin Coronavirus.
Me kete postim, dua t’i lus krejt miqte dhe mikeshat e mia, kolege e bashkepunetore, te cilet i kam takuar eventualisht gjate ketyre 2 javeve te fundit, e qe mua mund te mos me kujtohen, te therrasin mumrin: 038 200 80 800 dhe t’i konsultoni mjeket per masat e metutjeshme.
Rrethi im i ngushte tashme eshte identifikuar dhe kontaktuar nga mjeket.
Miq, une do ta kaloj kete sfide, per kete tashme jam i sigurte, e ju mos panikoni e po ju lus qe te rrini neper shtepia.
Ju dua shume