Ky është burri që kërcënoi me jetë Hashim Thaçin (FOTO)

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për kërcënimin që i është bërë presidentit Thaçi përmes rrjeteve sociale.

Sipas policisë i dyshuari është nga rajoni i Mitrovicës dhe është arrestuar mbrëmë, shkruan Reporteri.net.

Policia njofton se bëhet fjalë për një burrë të moshës 40 vjeçare në shtëpinë e të cilit janë gjetur dhe konfiskuar objektet me të cilat kishte kryer kërcënimin. Gazeta mëson se ai është Kujtim Peci, por i njohur si Kujtim Boletini për shkak të fshatit, kërcënimi i të cilit u publikua edhe në media.
Komunikata e plotë:

Policia e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda e PK-së, pas pranimit të një informacioni se përmes rrjeteve sociale është kërcënuar Presidenti i Republikës së Kosovës, me datën 26.03.2020 zyrtarët policor në bashkëpunim me organet e drejtësisë kanë ndërmarr veprimet e menjëhershme hetimore.

Hetuesit policor, kanë arritur të identifikojnë personin e dyshuar (K.P. 1980) dhe vendbanimin e tij, me ç‘rast kanë kontrolluar shtëpinë dhe objektet përcjellëse të cilat gjendeshin në rajonin e Mitrovicës.

Me vendim të prokurorit kompetent personi i dyshuar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për dyzet e tetë (48) orë