Kylie Jenner, miliarderja më e re në botë për herë të dytë me radhë…

Forbes publikojë ​​të mërkurën listën vjetore të miliarderëve në botë dhe mogulja e bukurisë Kylie mbetet miliarderja më e re “self-made” dhe është në moshën 22 vjeçare.

Në vitin 2019, Kylie mposhti Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, si miliarderja më e re në botë në moshën 21 vjeçare, ai ishte vetëm 23 vjeç kur bëri miliardët e tij të parë 11 vjet më parë në vitin 2008, transmeton Indeksonline.

Kylie hyri në listën e famshme të miliarderëve në Mars 2019.

Pastaj në nëntor të vitit të kaluar, ajo shiti 51% të markës së saj Kylie Cosmetics në markën e bukurisë Coty Inc. për 600 milionë dollarë.

Marrëveshja, e cila u mbyll në janar, do të thotë se biznesi i saj tani vlerësohet rreth 1.2 miliardë dollarë. Ajo ende zotëron vetëm 49 përqind të aksioneve.
Sajti zbulon gjithashtu se paratë nga shitja do të thotë që ajo është një prej vetëm 2,095 personave në botë me një pasuri prej dhjetë shifrash.

Jenner, e cila është më e reja dhe më e pasura e të gjithë familjes Kardashian-Jenner, filloi linjën e make-up në 2015 duke shitur 29 dollarë vetëm një kompletë buzëkuqi.

Paketat e shitura brenda disa minutave ishin një shenjë e hershme e fuqisë së mediave sociale të saj tani me mbi 270 milionë ndjekës.

Produktet e Jenner u shitën vetëm në internet kur u lançua për herë të parë por në vitin 2018, marka arriti një marrëveshje për të shitur mallrat e saj në 1.100 dyqane Ulta Beauty në të gjithë SHBA-në.

Ajo e zgjeroi perandorinë e saj në fillim të këtij viti me Kylie Skin – një linjë hidratuesish, kremrat e syve dhe pastrimet e fytyrës.
Gjithashtu në listën e miliarderëve të rinj është themeluesi i Snapchat (Snap) Evan Spiegel. Në moshën 29 vjeç, ai ka grumbulluar një pasuri prej 1.9 miliardë dollarë.

John Collison, 29 vjeç, është themeluesi i kompanisë irlandeze të pagesave Stripe. Ai ka një pasuri me vlerë 3.2 miliard dollarë.

Motrat Alexandra dhe Katharina Andresen, të moshës 23 dhe 24 vjeç, janë gjithashtu në listë. Dy motrat janë trashëgimtare të kompanisë së babait të tyre, Ferd S, dhe secila tani ka një pasuri personale prej 1.1 miliardë dollarë.