Lajm i mirë: Dibër, dy ditë pas, asnjë të prekur nga virusi Korona

Tre javë pas vendosjes në karantinë të Dibrës, do të fillojnë të shfaqen si problemet sociale ashtu dhe ato ekonomike për banorët e saj. Kështu vlerëson kryetari Hekuran Duka. Ai për TV ALSAT thotë se për shkak të mbylljes së shumë bizneseve, shumë qytetarë të mbetur papunë nuk do të kenë mundësi të blejnë ushqime. Duka shton që edhe pse situata në Dibër dy ditët e fundit është më e qetë, prapëseprapë duhet të bëhen sa më shumë testime në këtë rajon.