Lajmërohet Javier Solana pasi u prek nga koronavirusi

sh-sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Javier Solana, në mesin e muajit mars kishte rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Pas gjithë këtyre ditëve, është lajmëruar vetë ai në profilin zyrtar në ‘twitter’, duke thënë se pas gjithë ditëve të kaluara në spital është duke u ndjerë shumë mirë.

Soalana ka treguar se sot ka filluar ditën e 30 i shtrirë në spital.

“E fillova ditën time të 30-të të hospitalizimit. Kush do ta thoshte një gjë të tillë. Por po ndihem shumë mirë”, ka shkruar Solana.

Empiezo mi día 30 hospitalizado. Quien lo iba a decir. Pero me encuentro muy bien.
Siç kishte raportuar ABC News, Soalana ishte shtrirë në një spital të kryeqytetit të Spanjës.

Solana, 77 vjeç, ka shërbyer si sekretar i përgjithshëm i NATO-s nga viti 1995 deri në vitin 1999, më pas si përfaqësues i lartë i BE-së për Çështje të Jashtme nga viti 1999 deri në vitin 2009. Më herët, nga viti 1992 deri në vitin 1995, ai ishte ministër i jashtëm i Spanjës.