Lamtumirë për zonjën Mrika Xhema

Ju njoftojmë se ka ndërruar jetë Mrika Xhema, bashkëshortja e Jim Xhemës, një nga biznesmenët dhe aktivistët më të shquar shqiptaro-amerikanë.

Mrika Xhema u lind në 24 shkurt 1946 dhe ndërroi jetë në 17 prill, 2020. Për ceremoninë e fundit u kujdes Zyra Funerale “Leo P. Gallagher & Son”, në Greenwich, Connecticut.

Kjo humbje e rëndë për të dhe familjen pikëllon këdo që e njeh patriotin e shquar nga Lugina e Preshevës, një nga figurat e punës së madhe në Washington të komunitetit tonë.

Me këtë rast, në emrin e gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”, të familjes sime dhe në emrin tim personal i dërgoj ngushëllimet më të sinqerta mikut dhe bashkatdhetarit tim Jim Xhema për këtë humbje të dhimbshme.

Sinqerisht,

Vehbi Bajrami
Botuesi i gazetës shqiptaro-amerikane “Illyria”