Lirohen nga karantina shtetërore 99 persona në Maqedoni

Ka përfunduar karantina shtetërore 14-ditore për 99 persona që ishin akomoduar në hotel “Molika” në Pelister, përcjell GazetaExpress.

Njerëzit u larguan nga hoteli më 15 prill të këtij viti.

Gjatë ditës së djeshme, pas dezinfektimit dhe përgatitjeve të nevojshme, informojnë në “Elektranat e Maqedonisë së Veriut”, 94 persona të tjerë u pranuan në objekt, të cilët, sipas dispozitave të reja, do të jenë në karantinë të zgjatur shtetërore prej tre javësh.

Grupi i ri përbëhet nga qytetarë që janë kthyer nga Turqia, Sllovenia, Zvicra dhe Austri.