LSDM: Qeveria zbaton masa prej 200 milionë eurove për ruajtje të çdo vendi të punës

Pakoja e masave ekonomike e Qeverisë me vlerë prej 200 milionë eurove me qëllim zbutjen e tronditjes ekonomike të shkaktuar nga kriza e koronavirusit është vërtetuar në bazë të një analize serioze dhe të plotë, përmes së cilës Qeveria i ka definuar numrat e vendeve të rrezikuara të punës dhe të ndërmarrjeve.

Kështu qëndron në kumtesën e LSDM-së, ku shtohet se prandaj, paketa përfshin ndihmë për të paktën 250.000 punëtorë dhe rreth 35.000 kompani, që është pothuajse 50 për qind e personave të regjistruar juridikë në sektorin privat.

Masat ekonomike ofrojnë ndihmë për punëtorët, ekonominë, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme, dyqanet, artizanët, sportistët dhe artistët dhe të gjithë qytetarët që janë pjesë e ekonomisë informale.